×
  • Lajme
  • Botë

    Befasi: Vuçiq e çon njeriun e besueshëm ambasador në Amerikë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 16:13

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, raportohet se është është marrë vendim që Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë të emërohet Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Mediumi serb B92.net, referuar informacioneve jozyrtare shkruan se Gjuriq pritet të dërgohet ambasador në Uashington, transmeton Reporteri.

    Në të njëjtën mbledhje thuhet se Gjuriq u shkarkua nga pozita e drejtorit të Zyrës për Kosovë, ku kishte qenë që nga maji i vitit 2014. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!