Është shfaqur një adoleshent i cili pretendon të jetë një djalë i cili ishte zhdukur pothuajse tetë vjet më parë.
Katërmbëdhjetë vjeçari, i cili ishte i mbuluar me plagë, kur u gjet nga një kalimtar i rastit tha se ishte Timothy Picen, i cili ishte zhdukur në maj të vitit 2011 kur ishte vetëm gjashtë vjeç, transmeton Reporteri.net.
Picen u zhduk nga Aurora, Illinois, pasi nëna e tij u vra në një motel. I riu pretendon se ishte mbajtur nga rrëmbyesit në Cincinnati të Ohajos, por arriti të ikë. Ai tha se, pasi u arratis nga dhoma, “vrapoi përmes urës” dhe me sa duket e kaloi kufirin shtetëror në Kentaki.
Zyrtarët policorë aktualisht po punojnë për të vërtetuar pretendimet e të riut. Rreshteri Bill Rovley tha: “Nuk kemi asnjë ide nëse bëhet fjalë për Timothy Picen. Natyrisht, të gjithë shpresojmë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Policia po kryen testet e ADN-së në një përpjekje për të verifikuar pretendimet e djalit”, u shpreh ai.
I riu u dërgua në spitalin e fëmijëve në Cincinnati, ku aktualisht është nën mbikëqyrjen e nëpunësve civilë. Gjyshja e Timoteut, Alana Anderson, tha se edhe më parë kishin pasur raportime të rreme për nipin e tyre. Ajo shpreson që kësaj radhe i riu të jetë vërtetë nipi i saj, siç ai pretendon. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.