×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Bëhet i “gjallë” Vuçiq, shpreson në bashkëpunim me Bidenin

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 16:14

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter.


    Në urimin që i ka bërë Bidenit,Vuçiq ka përmendur bashkëpunimin me presidentin Trump, teksa shpreson për bashkëpunim të mirë edhe me presidentin e ardhshëm.

    “Urime të sinqerta për Joe Biden, ju uroj qartësi në përballjen me sfidat eksiztuese për të mirën e SHBA-së dhe mbarë botës…Shpresoj që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, sikurse që kisha me Donald Trump, për çfarë i jam mirënjohës”, ka shkruar Vuçiq ndër të tjera.

    Kujtojmë se triumfit të Biden i janë gëzuar politikanët në Kosovë.

    Në fjalimin e tij të parë para kombit, Joe Biden falënderoi zgjedhësit amerikanë që i ofruan një fitore bindëse dhe u angazhua se do të jetë një president që bashkon dhe jo që ndan.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!