×
  • Lajme
  • Botë

    Belgjika drejt rikthimit të masave kufizuese? Ja orari për lokalet e natës

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 22:37

    Teksa coronavirusi vijon të përhapet duke shkaktuar viktima, shumë shtete në botë po rikthejnë disa nga masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit.


    Mësohet se Belgjika e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente publike të mbipopulluara. Po ashtu, qytetarët duhet t’u binden rregullave kufizuese në restorante dhe bare.

    Sipas urdhrit të autoriteteve belge, lokalet e natës janë të detyruara që të mbyllen pas orës dhjetë të darkës, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Këto janë kufizimet e reja të vendosura në Belgjikë pas rritjes së rasteve me Covid-19. Më shumë se 9,800 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

    Javën e kaluar në Belgjikë u regjistruan mesatarisht 184 raste në ditë, duke pësuar një rritje me 89% krahasuar me një javë më parë.

    Belgjika kishte planifikuar që të lehtësonte masat kufizuese edhe më tej, por rastet në rritje bënë që kjo të mos ndodhte.

    Kryeministrja Sophie Wilmes u shpreh se: “Njoftimi i shtrëngimit të masave është një gjë e vështirë për moralin tonë, por do të preferonim më shumë të merrnim këto masa sot sesa të pendohemi nesër. Këto masa nuk janë këshilla, ato janë urdhra.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!