×
  • Lajme
  • Botë

    Bën vetëvrasje një pacient me COVID-19 në Shkup

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 14:11

    Një pacient është hedhur nga dritarja e spitalit “8 Shtatori” në Shkup dhe ka humbur jetën.


    Siç mësohet jozyrtarisht, bëhet fjalë për një pacientë të moshuar i cili ishte hospitalizuar para disa ditëve në Kovid-Qendrën dhe ka pasur probleme psikike, raporton Alsat-M.

    “Bëhet fjalë për pacientin A.C. i lindur në vitin 1950. Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, MPB-ja, Prokurori Publik. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është dërguar për autopsi”, thuhet një njoftimin e lëshuar nga Spitali “8 Shtatori”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!