Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, dorëzoi dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dyshohet se i nënçmon njohuritë dhe kompetencat ekonomike të vetes së tij dhe të presidentit Volodymyr Zelenskiy.
“Në ditët e fundit, ju të gjithë keni qenë dëshmitarë të ngjarjeve të vazhdueshme rreth incizimeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale”, tha Honcharuk në një postim në Facebook.
“Për të parandaluar dyshimet për respektin dhe besimin ndaj presidentit, kam dorëzuar dorëheqjen te presidenti”, tha ai.
Honcharuk shtoi se audio-incizimet, në mënyrë të rreme, krijojnë idenë se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin.
Vërtetësia e audio-incizimeve nuk është konfirmuar ende.
Honcharuk, 35 vjeç, është emëruar kryeministër në gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.