×
  • Lajme
  • Botë

    Berlini binjakëzohet me Kievin

    Reporteri
    14 Shtator 2023 | 9:41

    Kryetarët e Berlinit dhe Kievit pritet ta nënshkruajnë të enjten një marrëveshje që i binjakëzon dy qytetet.

    Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscko do të udhëtojë drejt kryeqytetit gjerman, Berlinit, për ta finalizuar paktin.

    Kryetari i Berlinit, Kai Wegner do ta takojë Klitschkon në portën Brandenburg në pasditen e së enjtes dhe më pas të dy do të nisen drejt Sallës së Kuqe të Qytetit.

    Palët janë marrë vesh për binjakëzim më herët gjatë këtij viti.

    Berlini e sheh këtë vendim si shenjë solidariteti me Ukrainën që po përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

    Sipas autoriteteve të Berlinit, kryeqyteti gjerman është i binjakëzuar edhe me 17 qytete tjera.

    Partneriteti i qytetit gjerman me Moskën, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar më 1991, është pezulluar për shkak të luftës në Ukrainë.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!