×
  • Lajme
  • Botë

    Betejë dhëmb për dhëmb, Trump: Jemi para në vota, nuk kanë mundësi të na kalojnë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 8:46

    Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë përballë dy kandidatët kryesorë për president, Donald Trump dhe Joe Biden.


    Së fundmi ka qenë Donald Trump që ka mbajtur një konferencë për elektoratin e tij duke thënë se ka fituar zgjedhjet, megjithëse votat vijojnë të numërohen.

    “Po bëhem gati për një festim të madh, rezultatet janë fenomenale. Fituam në Florida, në Pensilvani, është sukses i madh. Është e qartë, ne kemi fituar në Georgia dhe Karolinën e Veriut. Jam i suprizuar nga rezultatet në Michigan, kemi fituar aty. Florida ishte një histori suksesi, fituam në Ohio po ashtu”, U SHPREH AI.

    Sipas sondazheve kombëtare, Biden kryeson në garën për president, në raport me Trump i cili nëse humbet do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!