Kandidati i Partisë Demokratike për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka akuzuar presidentin aktual Donald Trump se është “dorëzuar” para pandemisë dhe po dështon të rrijë i përgatitur për një valë të re që mund të rrezikojë rimëkëmbjen ekonomike.
“Populli amerikan ka sakrifikuar shumë për të luftuar këtë virus… mund të humbim progresin që kemi nisur ta bëjmë. Krejt kjo sepse ai ka humbur interesimin. Tani është i dorëzuar në këtë betejë”, ka thënë Biden.
Trumpi është shprehur i vendosur të rihapë ekonominë dhe të vazhdojë kampanjën politike edhe pse numri i rasteve të reja ka nisur të rritet sërish, me një rekord rastesh të paraqitura në disa shtete këtë javë.
Presidenti planifikon të nisë kampanjën për herë të parë që kur njerëzit ishin detyruar të izoloheshin tre muaj më parë.
“Ai është aq i vendosur që t’i kthehet kampanjës sa që po i vë në rrezik njerëzit”, ka vazhduar Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.