×
  • Lajme
  • Botë / Sulmet terroriste nga Hamasi

    Biden bisedon me Netanyahun: Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, jemi të gatshëm të ju mbështesim

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 18:44

    Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai i tha kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.

    “I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden në një deklaratë, raporton The Guardian.

    “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon avantazh në këtë situatë”, shtoi ai.

    Sulmi ndaj Izraelit nga Gaza përfshiu një breshëri masive raketash, si dhe njerëz të armatosur që depërtuan në territorin izraelit – dhe gjithashtu operacione detare.

    Ushtria izraelite tani thotë se forcat e saj detare kanë vrarë dhjetëra militantë palestinezë që po udhëtonin mbi ujë për të hyrë në vend, sipas Reuters.

    Zyrtarët izraelitë thanë më parë se kishte “infiltrim nga paragliderët, deti dhe toka”.

    Kanali 12 i Izraelit ka raportuar se të paktën 100 izraelitë janë vrarë. Kjo shifër u rrit meqë më parë u rapotua për 40 të vrarë.

    “Ne jemi në luftë”, ka thënë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, pas një sulmi të papritur palestinez në orët e para të së shtunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!