×
  • Lajme
  • Botë

    Biden e Harris kujtojnë viktimat nga Covid, zhvillojnë memorialin e dytë përkujtimor

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 16:00

    Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendës presidentja Kamala Harris do të mbajnë një ceremoni për të përkujtuar 500 mijë viktimat që kanë humbur jetën nga coronavirusi.


    ”Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre do të mbajnë një moment heshtje dhe një ceremoni duke ndezur qirinj në perëndim të diellit”, tha në një njoftim Shtëpia e Bardhë.

    Rikujtojmë se një ditë para se të merrnin detyrën, Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre mbajtën një ceremoni për të përkujtuar 400,000 viktimat e Covid-19 .

    Mesazhi i tyre është në kontrast me ish-Presidentin Donald Trump, i cili shpesh mbronte shpesh përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë, por rrallë shprehte hidhërimin për viktimat.

    SHBA është në një luftë të ashpër me koronavirusin, sidomos pas shfaqjes së varianteve të reja.

    Ekspertët -si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë mendojnë se amerikanët do të jenë të detyruar të mbajnë maskat deri në vitin 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!