Protestuesit pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit Amerikan sot, ku anëtarët e Kongresit po mblidheshin për të vërtetuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
E për këtë, presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka folur për media, ku ka kërkuar nga Trump që të kërkojë përmes televizionit që të përfundoj kjo kryengritje.
“Kërkoj nga Presidenti Trump që të dalë në televizionin kombëtar tani që të përmbushë betimin e tij, ta mbrojë Kushtetutën dhe të kërkojë që ky rrethim të përfundojë tani. Të sulmohet Kongresi të thyhen dritaret dhe të pushtohet Dhoma e Përfaqëusuesve, kjo nuk është protestë kjo është kryengritje. Bota është duke parë tani drejtpërdrejt. Jam i pikëlluar që shteti ynë ka ardhur në këtë moment të errët. Këta gangsterë që janë futur në vendin e Ligjit të tërhiqen prapa”, tha Biden.
Ndërsa, CNN e thirrur në burime të saj shkruan se shumë oficerë janë plagosur dhe të paktën një u transportua në spital.
Madje, një grua është në gjendje kritike pasi u plagos me armë zjarri në gjoks
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.