×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi iranian

    Biden: Ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 8:09

    Presidenti Joe Biden ka deklaruar se SHBA-ja “e ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vijnë” nga Irani.

    Derisa, forcat amerikane do të ofrojnë mbështetje shtesë në rast nevoje, tha të dielën një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

    “Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin”, tha presidenti Biden, shkruan CNN.

    Teksa ka shtuar se këto sulme i dënon ashpër.

    “I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, u shpreh Biden.

    Ndryshe, në daljen e parë publike pas sulmeve nga Irani, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij “do të fitojë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!