×
  • Lajme
  • Botë / Debati presidencial

    Biden nën presion për të dhënë dorëheqje pas performancës në debatin me Trumpin

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 10:34

    Debati presidencial i CNN ka ngritur pikëpyetje vazhdueshme për fushatën e Biden dhe të ekipit të tij i cili tani është mbështetur me shpatulla pas muri.

    Biden dhe Trump diskutuan për tema kryesore si emigracioni, ekonomia dhe të drejtat e abortit.

    Analistët e sulmuan presidentin në shumicën e mediave kryesore amerikane, duke thënë se ka një shqetësim në rritje për shanset e Biden në nëntor. Republikanët ishin të shpejtë për të shprehur të njëjtat pika, ndërsa shumica e demokratëve – publikisht – dolën në mbështetje të presidentit.

    Por performanca e  Biden i ka shqetësuar disa liderë demokratë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Joe Biden po përballet me thirrjet për të qëndruar mënjanë si kandidati demokrat për president pas debatit me Donald Trump.

    Një grup kongresmenësh demokratë po diskutojnë nevojën për një kandidat të ri pasi panë të shpaloset “katastrofa”, raportoi The New York Times, ndërsa zëvendësuesit e mundshëm, përfshirë Gavin Newsom, guvernatorin e Kalifornisë, po kërkoheshin të ndërhynin.

    Biden dha një performancë  jokoherente në debatin, të organizuar nga CNN në Atlanta, teksa përpiqej t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me politikën dhe shpesh mbeti i bllokuar në mes të fjalisë.

    David Axelrod, strategu demokrat që organizoi dy fitoret presidenciale të Barack Obamës, ka dhënë një vlerësim të ashpër të performancës së Joe Biden.

    “Unë mendoj se kishte një ndjenjë tronditjeje, në fakt, se si ai [Biden] doli në fillim të këtij debati, se si tingëllonte zëri i tij,” tha Axelrod në një panel debati të CNN.

    “Ai dukej pak i çorientuar. Ai u bë më i fortë me vazhdimin e debatit, por deri në atë kohë, mendoj se paniku kishte filluar,” tha ai.

    Sipas rregullave aktuale të Partisë Demokratike, do të ishte e vështirë, nëse jo e pamundur, të zëvendësohej Biden si kandidati i partisë pa bashkëpunimin e tij ose pa qenë të gatshëm zyrtarët e partisë të rishkruajnë rregullat e saj në konventën kombëtare të gushtit.

    Presidenti fitoi shumicën dërrmuese të delegatëve demokratë gjatë procesit primar shtet pas shteti. Dhe rregullat e partisë thonë se, “Delegatët e zgjedhur në konventën kombëtare të premtuar për një kandidat presidencial duhet të pasqyrojnë me gjithë ndërgjegjen ndjenjat e atyre që i zgjodhën.”/Reporteri.net/

    Debati presidencial me akuza për gënjeshtra dhe dobësim të Amerikës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!