×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: Nëse vdes Navalny, për Rusinë pasojat do të ishin shkatërruese

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 20:38

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se nëse vdes në burg Alexei Navalny, lideri i opozitës, për Rusinë pasojat do të ishin shkatërruese.


    Ai në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se ky shtet me dëshpërim është duke u përpjekur për të ruajtur pozitën e saj si fuqi botërore.

    “Humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme në zgjedhje. Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë”, ka thënë Biden, pasi u pyet për ndikimin rus në zgjedhjet amerikane.

    “E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, shkruan BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!