Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se “Amerika është kthyer” dhe deklaroi se “diplomacia është përsëri në qendër” të politikës së jashtme amerikane.
Në një fjalim në Departamentin e Shtetit, Joe Biden njoftoi një ngrirje në rishpërndarjen e trupave nga Gjermania dhe një rritje e numrit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Ne do të angazhohemi përsëri në botë dhe do të pranojmë sfidat e mëdha me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për pandeminë, problemin e ngrohjes globale dhe ne do të qëndrojmë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën”, njoftoi presidenti amerikan, raporton evropaelire.
Presidenti amerikan tha se e paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin se ditët kur Shtetet e Bashkuara kthyen kokën nga veprimet ruse kanë mbaruar.
“Unë ia kam bërë të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë ndryshe nga paraardhësi im, se ditët kur Shtetet e Bashkuara ia kthyen shpinën agresionit rus – të tilla, si prishja e zgjedhjeve tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve rusë – kanë mbaruar”, tha Biden.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të lirojë liderin e opozitës, Alexei Navalnyn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.