×
  • Lajme
  • Botë

    Biden për ushtarët amerikan të vrarë në sulmet në Kabul: Ata janë heronj, u detyrohemi familjeve të tyre

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 19:35

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kujtuar ushtarët e vrarë dje në Afganistan pas shpërthimit që ndodhi në aeroportin e Kabulit ku një anëtar i ISIS hodhi vetën në erë.


    Biden ka shkruar se ushtarët e rënë dje janë heronjë dhe se Amerika u ka borxh familjeve të tyre, i cili obligim do të zgjat përgjithmonë.

    “Pjesëtarët e shërbimit amerikan që i humbëm dje qenë heronjë. Dhe ne kemi një obligim të vazhdueshëm – obligim të shenjt – ndaj familjeve të tyre që do të zgjat përgjithmonë”, ka shkruar në Facebook Presidenti Biden, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Biden ka shkruar tutje se të vrarët në Kabul janë pjesë e një shoqërisë së mrekullueshme e fisnike të heronjve amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!