×
  • Lajme
  • Botë

    Biden përmbush qëllimin e tij, 300 milionë të vaksinuar deri më tani

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 9:58

    Në një njoftim të premten, presidenti Joe Biden tha se ka përmbushur qëllimin e tij për administrimin e 300 milion dozave që kur mori pushtetin në 20 janar.


    “Ky është me të vërtetë një sukses amerikan” dhe “nuk u realizua rastësisht,” tha Joe Biden.

    Ai e cilësoi fushatën e imunizimit si “sfidën më të madhe, më të komplikuar logjistike në historinë e Amerikës. Por administrata amerikane ka të ngjarë të mos realizojë objektivin e shprehur nga presidenti për të vaksinuar, të paktën pjesërisht 70% të të rriturve deri me 4 Korrik.

    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 172.4 milionë amerikanë, ose 52% kanë marrë një dozë të një vaksine kundër Covid dhe 42.6% janë vaksinuar plotësisht.

    Biden u bëri thirrje amerikanëve të vaksinohen duke paralajmëruar se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!