×
  • Lajme
  • Botë

    Biden posedon zyrtarisht më shumë se 270 vota elektorale

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 15:22

    Joe Biden i ka tani zyrtarisht më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor që i duhen për të kërkuar presidencën kjo pasi Kalifornia certifikoi së fundmi rezultatin e zgjedhjeve.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sekretari i shtetit, Alex Padilla, miratoi rezultatet e fitores së Biden, bazuar në deklaratë nga zyra e tij, që tani guvernatori demokrat, Gavin Newsom do të fillojë përgatitjen e Certifikatës së Vërtetimit që cakton 55 zgjedhësit e shtetit për Biden.

    Zgjedhësit do të takohen në shtetet e tyre përkatëse më 14 dhjetor për të hedhur votat e tyre, të cilat Kongresi do t’i numërojë në një seancë të përbashkët më 6 janar.

    Pas rezultateve zyrtare, fituesi i postit të Presidentit inaugurohet më 21 janar të vitit 2021.

    Derisa Biden dhe nënkryetarja e zgjedhur, Kamala Harris, vazhdojnë me kalimin në një administrate të re, presidenti në largim, Donald Trump, vazhdon të bëjë akuza për mashtrim masiv të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!