×
  • Lajme
  • Botë

    Biden premton 4 miliardë dollarë për Covax

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 20:35

    Me ardhjen e Xho Bajdenit në krye të Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara po vihen në krye të betejës globale kundër koronavirusit, pas vakumit të krijuar nga administrata e Donald Trampit.


    Presidenti Bajden ka në plan të japë në formë donacionesh 4 miliardë dollarë për nismën Covax. Kjo nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria synon shpërndarje të barabartë të vaksinave edhe për vendet e varfra, që ato të mos ngelen prapa me këtë proces, teksa të pasurit përparojnë falë potencialit ekonomik.

    Bajden pritet ta shprehë angazhimin e tij për të dhuruar gjysmën e këtij fondi në video-konferencën e kësaj të Premteje me udhëheqësit e vendeve anëtare të G7ës.

    Edhe presidenti francez Emanuel Makron premtoi se 4-5% të vaksinave që i takojnë vendit të tij, do i dhurojë për nismën Covax. Në një intervistë për Financial Times, ai u bëri thirrje edhe vendeve europiane të shtojnë ndihmat me vaksina për këtë nismë, për të zbutur pabarazinë globale.

    E teksa pjesa më e madhe e globit vuan mungesën e vaksinave, në Izrael ku dozat nuk mungojnë 41% e qytetarëve janë skeptikë ndaj vaksinimit. Për t’i nxitur ata të vaksinohen po përdoren mënyra të ndryshme. Është arritur deri atje sa bare dhe restorantet ofrojnë ushqime e pije falas në këmbim të injeksioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!