Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së sotme.
Ndërsa ai ka lëshuar një deklaratë lidhur me zgjedhjet, kjo do të jetë paraqitja e tij e parë që kur Kamala Harris u mposht nga Donald Trump, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kujtojmë se deri në mesin e korrikut, Biden ishte vendosur të përballej sërish me Trumpin si kandidat demokrat.
Kampi i presidentit ishte i bindur se ai mund të përsëriste fitoren e tij të vitit 2020, por ai përfundimisht u largua mes vlerësimeve të këqija të sondazheve dhe kritikave për një performancë të dobët debati kundër Trump – një performancë që nxiti spekulime mbi shëndetin e tij fizik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.