Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, lidhur me numrin e emigrantëve të paligjshëm që rritet çdo ditë e më shumë në kufirin me Meksikën, tha se “migrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”.
Gjatë një vizite në rajonin Pennsylvania, Biden dha një intervistë për ABC News.
Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e migrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Biden tha se ”migrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”, raporton ATSh.
Biden vuri në dukje se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend.
“Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve”, tha ai.
Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden tha se “po, kjo mund të ndodhë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.