Presidenti ShBA-së sot ka arritur në Izrael ku është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan Reporteri.net.
Gjatë takimit me të, siç raporton BBC, Joe Biden i ka thënë kryeministrit Netanyahu se “duket” se sulmi në spitalin në Gaza është bërë nga grupi tjetër, e që është ai xhihadist islamik palestinez të cilin po e akuzon edhe vetë Izraeli.
Duke iu kthyer sulmit të mbrëmshëm të spitalit në Gaza, Joe Biden i thotë kryeministrit izraelit se “duket” se sulmi në spital është “bërë nga grupi tjetër”.
Biden thotë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga ajo çfarë ka ndodhur.
“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra”, ka thënë Biden.
Izraeli ka akuzuar grupin xhihadist islamik palestinez se qëndron prapa këtij sulmi në spitalin e Gazës./Reporteri.net/
Raportohet për mbi 500 të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.