×
  • Lajme
  • -->
    Botë / Presidenti amerikan i ashpër

    Biden thotë se “kujtesën e kam të mirë”

    Reporteri
    09 Shkurt 2024 | 11:07

    “Kujtesën e kam të mirë”. Kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pasi kundërshtoi ashpër një hetim ndaj tij i cili gjeti se ai i kishte keqpërdorur top dokumentet e klasifikuara dhe se kishte hasur në vështirësi t’i sillte ndër mend ngjarjet e rëndësishme jetësore, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net. 

    “Kujtesën e kam të mirë”, tha Biden me zemërim të enjten në Shtëpinë e Bardhë ndaj hetimit të prokurorit të posaçëm Robert Hur.

    Ai ka mohuar se kishte harruar se kur i kishte vdekur djali. Beau Biden vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015, në moshën 46 vjeçe.

    “Si dreqin guxon ta ngrejë këtë çështje ai?”, tha Biden.

    Hetimi gjeti se Bideni “me dashje i mbajti dhe i publikoi” dosjet e klasifikuara, por Hur tha se ka vendosur të mos ngrejë aktakuzë kundër tij.

    Në raport, i cili u publikua një ditë më parë, thuhet se kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”.

    Në konferencën për media të së enjtes mbrëma, Bideni ishte emocional dhe i kritikoi gjetjet e hetimit se atij nuk i kujtoheshin ngjarjet personale.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!