×
  • Lajme
  • Botë

    Biden: Trump po helmon demokracinë e SHBA-ve

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 23:09

    Kandidati për president nga radhët e demokratëve në SHBA, Joe Biden është shprehur së fundmi se Donald Trump është i nënshtruar ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.


    Më tej, Biden e ka quajtur sjelljen e tij “poshtëruese dhe të turpshme” për vendin.

    Në mënyrë specifike duke iu drejtuar votuesve në Pensilvani, ku energjia është një ofrues i madh i vendeve të punës, Biden në mënyrë të përsëritur tha: “Unë nuk jam duke ndaluar nxjerrjen e gazit. Më lejoni ta them përsëri. Unë nuk jam duke ndaluar nxjerrjen e gazit. Pavarësisht se sa herë gënjen Donald Trump për mua.”

    Biden akuzoi presidentin amerikan për dështimin për të udhëhequr ndërsa vendi përballet me kriza në fronte të shumta, duke argumentuar se Trump po drejton një fushatë të bazuar vetëm në frikë.

    “Presidenti aktual dëshiron që ju të jetoni me frikë,” tha Biden. “Ai reklamon veten si një figurë e rendit. Ai nuk është. ”

    Po ashtu, kandidati demokrat pohoi se presidenti po “helmon” vlerat amerikane dhe madje po “helmon vetë demokracinë e vendit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!