×
  • Lajme
  • Botë

    Biden zgjedh kandidaten për zëvendëspresidente

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 21:10

    Kandidati i Partisë Demokratike për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zgjedhur kandidaten për zëvendëspresidente, për zgjedhjet e 3 nëntorit.


    Sipas një raportimi nga CNN, Biden tashmë ka njoftuar të afërmit e tij për përzgjedhjen dhe së shpejti këtë pritet ta bëjë publike.

    Biden, i cili ishte zëvendëspresident në kohën e presidentit Barack Obama, ishte zotuar se “krahu i tij i djathtë” do të jetë një grua, ndërsa në listën e ngushtë ishin përfshirë vetëm afroamerikane, Kamala Harris dhe Susan Rice. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!