×
  • Lajme
  • Botë / Raportet SHBA-Rusi

    Bideni e quan Putinin “bir bushtre të çmendur”

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 10:01

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njihet shpesh për tendencën për të dalë jashtë skenarit në fjalime. Së fundmi, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “bir bushtre të çmendur”, shkruan The Guardian, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Bideni po fliste për ndryshimet klimatike, kur u shpreh se “ne kemi një bir bushtre të çmendur si Putini dhe të tjerët, dhe gjithmonë duhet të shqetësohemi për një konflikt nuklear, por kërcënimi ekzistencial për njeriun është klima”.

    Bideni edhe më herët i ka quajtur të tjerë politikanë “bir bushtre”. Në janar të vitit 2022, ai u kap duke përdorur termin abuziv ndaj një reporteri të Fox News të Shtëpisë së Bardhë.

    “Disa nga gjërat që ky njeri ka thënë, se si ai është duke e krahasuar veten me Navalnyn dhe duke thënë se – për shkak se vendi ynë është bërë një vend komunist, ai u persekutua, ashtu si u persekutua Navalny. Nuk e di nga vjen kjo”, tha Biden për Putinin./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!