×
  • Lajme
  • Botë

    Bideni kryeson me 0.65%, Trumpi e padit për votat në Arizona

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 10:41

    Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve, që e shpallë humbës përballë kandidatit demokrat, Joe Biden.


    Ekipi i presidentit republikan Trump deklaroi dje se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues.

    Në këtë padi, e cila është depozituar në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa, thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt. Ekipi i Turmp pretendon se në 3 nëntor, ditën e zgjedhjeve, janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden.

    Joe Biden kryeson me 0.65%, ose pak më shumë se me 21,000 vota në shtetin Arizona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!