Presidenti Joe Biden është duke u përballur me disa prej donatorëve më të mëdhenj të demokratëve teksa e presin ditë kritike në fushatën e tij për të vazhduar mandatin si president i SHBA-së, raporton BBC.
Një numër i donatorëve publikisht kanë paralajmëruar se nuk do të dhurojnë fonte nëse Bideni nuk zëvendësohet si kandidat i partisë pas debaklit në debatin përballë rivalit Donald Trumë gjatë javës së kaluar.
E premtja do të jetë vendimtare për presidentin që po bën përpjekje ta forcojë kandidaturën e tij. Këtë do ta bëjë në kohën e primetime në televizion dhe në një tubim në Wisconsin.
Presioni për Bidenin, 81-vjeçar, për t’u dorëhequr nga gara është rritur pas humbjes së debatit.
Ani pse e ka pranuar se e ka “dreqosur” atë mbrëmje, ai ka premtuar se do të qëndrojë në garë karshi Trumpit në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.