Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje grupit të Hamasit që të pranojë propozimin e ri të Izraelit për fundin e luftës, duke thënë se “është koha që kjo luftë të marrë fund”, raporton BBC.
Propozimi prej tre pjesëve do të niste me armëpushimin prej gjashtë javësh. Gjatë kësaj periudhe forcat izraelite do të tërhiqeshin nga zonat e populluara të Gazës.
Do të kishte ndihmë më të madhe humanitare dhe shkëmbim të pengjeve për të burgosurit palestinezë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Marrëveshja do të çonte te ndalja permanente e armiqësive dhe planin e madh për rindërtimin e Gazës.
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë të premten, Bideni ka thënë se faza e parë e planit do të përfshinte armëpushimin e plotë.
“Ky është moment vendimtar. Hamasi duhet të thotë se dëshiron armëpushim. Kjo marrëveshje është mundësi që të tregojë nëse e ka përnjëmend”.
Ai ka thënë se me marrëveshje 600 kamionë me ndihma do të hynin çdo ditë në Gaza.
Faza e dytë është kthimi i pengjeve që kanë mbetur gjallë, përfshirë ushtarët.
Faza e tretë do të përfshinte kthimin e të gjitha pengjeve që besohet se kanë vdekur në Gaza dhe planin e madh për rindërtim me ndihmën e SHBA-së dhe shteteve tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.