Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbajtur të hënën një takim me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë para gazetarëve se dy liderët kanë pasur një takim shumë të mirë, por ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me diskutimet.
Para takimit, Erdogan ka thënë se bisedimet me Bidenin do të jenë “shumë të gjera”, por ai është përqendruar në përplasjen shkaku i blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore nga Ankaraja, në atë që e nxiti përjashtimin e Turqisë nga programi i aeroplanëve F-35 dhe vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve të industrisë së mbrojtjes.
Ai për më tepër e ka përshkruar si një gjë “shumë negative” vendimin e Bidenit për t’i njohur vrasjet e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si gjenocid, ndërsa e ka cilësuar këtë si “qasje përnjëmend shqetësuese”.
Erdogani ka pasur gjithashtu një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, si dhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë britanik, Boris Johnson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.