×
  • Lajme
  • Botë / Vdekja e opozitarit rus

    Bideni takon gruan dhe vajzën e Navalnyt: Guximi i tij do të jetojë te shumë rusë që po luftojnë për demokraci

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 21:30

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është takuar sot me gruan dhe vajzën e opozitarit rus Alexey Navalny, që vdiq në burg javën që shkoi.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti Biden nëpërmjet një postimi në Facebook, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – më të dashurat e Aleksey Navalny – për t’i shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre të rëndë”, shkruan në postimin e tij Biden.

    Ai tha se se guximi dhe kuraja e Navalnyt do të jetojnë në Julian, Dashan dhe shumë rusë ë tjerë që po luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!