×
  • Lajme
  • Botë

    Bidenit i detektohet ind kancerogjen në lëkurë, mjekët ia heqin me sukses

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 22:59
    Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden

    Presidenti amerikan Joe Biden ka hequr një lezion kanceroz të lëkurës muajin e kaluar gjatë një ekzaminimi rutinë shëndetësor, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

    Indi kancerogjen, që mjekët panë gjatë ekzaminimit, u hoq me sukses dhe nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm, raporton BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas mjekut, indi kancerogjen që iu hoq Bidenit ishte një lloj kanceri i zakonshëm i lëkurës.

    Biden do të vazhdojë mbikëqyrjen dermatologjike si pjesë e kujdesit të tij të vazhdueshëm shëndetësor, shtoi mjeku i presidentit amerikan.

    Ndryshe, Biden, 80 vjeç, pati një tjetër test fizik në shkurt, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se e nxorri atë të shëndetshëm dhe “të përshtatshëm për detyrë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!