Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.
Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje.
Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil, duke përfshirë kyçjen nëpër llogari e edhe kthimin e mesazheve.
Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, nuk ka komentuar ende.
Tash për tash nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien nga sistemi të këtyre rrjeteve sociale, por përdoruesit e tyre e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.
Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.
Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.