×
  • Lajme
  • Botë

    Bilanc i frikshëm në SHBA: 7,403 viktima nga koronavirusi, 277,552 të infektuar

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 11:09

    SHBA vijon të përballet me një krizë të rënduar për shkak të Covid-19.


    Deri më tani në vend janë shënuar 7,403 viktima.

    Të premten e 3 prillit, rreth1,100 vpersona humbën jetën, numri më i lartë brenda një dite deri tani.

    Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,584 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

    Rritje të frikshme ka pësuar dhe numri i të infektuarve e cila ka shkuar në 277,552.

    Edhe ekonomia amerikane është goditur rëndë nga pandemia pasi vetëm në muajin mars u mbyllën 701,000 vende pune.

    Ndërkohë ambasada shqiptare në SHBA bën me dije se mes viktimave nga Covid-19 në SHBA janë edhe nëntë anëtarë të komunitetit shqiptar. Nga këta janë tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!