×
  • Lajme
  • Botë

    Bilanc i zi: Mbi 36.500 viktima të narko-kartelëve në Meksikë gjatë vitit të kaluar

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 15:32

    Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar për Statistika, numri i vrasjeve në Meksikës prej 36.579 gjatë vitit të kaluar ka mbetur i njëjtë sikurse gjatë vitit 2019.


    Edhe pse pandemia e coronavirusit ka kufizuar aktivitetet tjera në Meksikë gjatë vitit të kaluar, numri i vrasjeve ka mbetur pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2019, kur u vranë 36.661 persona, transmeton Telegrafi.

    Kjo do të thotë se përqindja e vrasjeve në Meksikë gjatë vitit të kaluar ka mbetur e pandryshuar, ku 29 persona vriten në 100.000 banorë, e përqindja e vrasjeve në SHBA gjatë vitit 2019 ka qenë 5.8 në 100.000 banorë.

    Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka porositur se administrata e tij ka arritur të ndalë rritjen e numrit të vrasjeve, por se ka pranuar se nuk ka arritur që në masë të madhe ta bëjë këtë.

    Ekspertët e sigurisë thonë se pjesa më e madhe e vrasjeve në Meksikë, ndodhin mes kartelëve Halisko dhe Sinaloa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!