×
  • Lajme
  • Botë

    Bilanci më i ulët i viktimave në 24 orë prej më shumë se 2 muaj e gjysmë në Itali

    Reporteri
    24 Maj 2020 | 19:33

    Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32785, që do të thotë janë 50 viktima në 24 orët e fundit.


    Rastet të reja janë 531 duke e çuar në 229858 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 140479, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.

    Numri i rasteve aktive është 56594. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve që prej datës 7 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!