Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me drejtuesit e shteteve federale për të diskutuar masat e reja.
“Bild” shkruan se në këtë takim u dakordua që Gjermania të shkojë në karantinë nga e hëna, më 2 nëntor, transmeton Reporteri.
Sipas informacioneve të Bild, “bllokimi” duhet të zgjasë për katër javë.
“Bild” raporton gjithashtu se kancelarja Merkel pas takimit me kryeministrat e shteteve federale për masat e reja, do të informojë drejtuesit e grupeve parlamentare në Bundestag për gjithçka.
Nesër në mëngjes, Merkel do të raportojë mbi situatën me virusin corona në Gjermani në Bundestag.
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.