Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ka folur për mirënjohjen e tij që bashkudhëtarja e tij, Hillary Clinton nuk e braktisi atë pas lidhjes së tij me Monica Lewinskyn – por pranon se ajo ka vuajtur shumë për këtë vendim, transmeton Reporteri.net.
Duke mbajtur lotët, ish-presidenti në një dokumentar të ri katër pjesësh flet me admirim për gruan e tij: “Unë isha aq mirënjohëse ngaqë ajo mendoi se ne akoma kishim mundësi për ti rregulluar gjërat. Zoti e di barrën që ajo ka paguar për këtë”, u shpreh ish presidenti amerikan.
Lajmet për marrëdhënien e presidentit Clinton me praktikanten Monica Lewinsky dominuan axhendën politike të fundit të viteve ’90.
Fillimisht, Clinton e mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Lewinsky-n, por më pas u detyrua të pranonte “kontaktet fizike intime dhe të papërshtatshme”.
Deklarata e tij fillestare ishte: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua” ka mbetur në memorien kolektive si një nga gënjeshtrat më të mëdha të thëna nga një njeri i politikës.
Kujtojmë se Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara më pas i kërkoi dorëheqjen atëbotë presidentit Clinton pasi filluan hetimet, por Senati refuzoi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.