×
  • Lajme
  • Botë

    Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet duhet të mbyllen deri në fund të vitit 2022

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 13:32

    Miliarderi amerikan Bill Gates beson se kthimi në jetën normale është më larg sesa njerëzit presin, pavarësisht nga fakti që vaksina kundër COVID-19 është aprovuar për përdorim të gjerë në Shtetet e Bashkuara.


    Edhe pse vetë Gates e pranon se deri në verën e vitit 2021 duhet të jemi më afër kthimit në gjendje normale sesa tani, ai përsëri beson se nuk presim një kthim në jetën e vërtetë normale para vitit 2022.

    “Nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe sëmundjen dhe të shohin vaksinime të mëdha në Shtetet e Bashkuara, rreziqet e përsëritjes së sëmundjes do të mbeten të mundshme,” u shpreh ai për CNN.

    Gates gjithashtu beson se tubimet e mëdha publike gjithashtu duhet të mbeten të ndaluara, ashtu si shumica e kafeneve dhe restoranteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!