×
  • Lajme
  • Botë

    Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës në Oklahoma, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe

    Reporteri
    10 Shtator 2024 | 10:22

    Dy fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një veture në Oklahoma pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe.

    Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten, raporton Fox Carolina.

    Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes në bllokun 1000 të rrugës W Brooks, sipas Departamentit të Policisë Norman.

    “Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti i policisë. Prindërit e të vegjëlve thuhet se i kishin lënë me një anëtar të besuar të familjes, i cili duhej t’i çonte në një çerdhe, por i harroi.

    “Kjo është vërtet tragjike dhe ka qenë shumë e rëndë për familjen e përfshirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për komentet e urrejtjes. Shpresoj se kjo së paku do t’u tregojë njerëzve se nuk ishte e qëllimshme dhe vërtet një aksident”, tha një anëtar i familjes për KFOR-in.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!