Ish-kandidatja bjelloruse për presidente, Svetlana Tikhanovskaya ka nisur të fillojë të formojë një qeveri hije, sipas kanalit të saj në Telegram.
“Tikhanovskaya emëroi Garri Pogonyailo, një avokat i shquar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, komisioner për të drejtat e njeriut, ndërsa Ales Alekhnovich u emërua komisioner për reformat ekonomike”, thuhet në deklaratë.
Pogonyailo ka punuar si avokat në shumë çështje të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, përfshirë rastet e gazetarëve Pavel Sheremet dhe Dmitri Zavadsky.
Ai ishte nënkryetar i Komitetit bjellorus të Helsinkit për më shumë se 20 vjet.
Alekhnovich është nënkryetar i qendrës së analizës CASE-Bjellorusi, e cila studion ekonominë dhe zhvillon reformat ekonomike për Bjellorusinë.
“Regjimi i Aleksander Lukashenkos nuk është vetëm i paligjshëm, por ai nuk i kryen më detyrat e tij. Ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë teksa shikojmë vendin e zhytur në krizë”, theksoi Tikhanovskaya.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.