×
  • Lajme
  • Botë

    Blinken në Turqi – çka bisedoi me Erdoganin?

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 15:41

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me liderin e Turqisë para takimit me liderin e Greqisë, në një turne njëjavor për të qetësuar tensionet që janë rritur në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

    Kryediplomati i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden u takua sot në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kritik i ashpër i veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

    Para kësaj, Blinken dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan diskutuan për luftën dhe krizën humanitare në Gaza dhe ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, njoftoi Ministria e Jashtme turke.

    Zyrtarët amerikanë janë të hidhëruar me procesin e gjatë, por kanë besim se Ankaraja së shpejti do të miratojë pranimin e Suedisë në NATO.

    Ligjvënësit amerikanë kanë vonuar shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi derisa ajo të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në aleancën më të fuqishme ushtarake, raporton aa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!