Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, do të takohet nesër me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Takimi i Abbasit me Blinken vjen pas vizitës që ky i fundit do ta bëjë nesër në Izrael pas sulmeve që shteti hebre po përballet nga Hamasi.
“Blinken do të angazhojë drejtpërdrejt partnerët tanë izraelitë për situatën në terren dhe se si ne mund të vazhdojmë t’i mbështesim më së miri ata në luftën e tyre kundër terroristëve që nisën këto sulme të tmerrshme”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.
Po ashtu, DASh theksoi se mbështetja e ShBA-së për Izraelin do të jetë e palëkundur në luftën kundër Hamasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.