×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    Blinken paralajmëron Iranin: Do godasim me vendosmëri nëse interesat tona preken

    Reporteri
    24 Tetor 2023 | 20:16

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë fjalimit të tij në OKB, paralajmëroi Iranin që të mos guxojë të sulmojë interesat amerikane në Lindjen e Mesme.

    Blinken deklaroi se SHBA do të reagojë me vendosmëri nëse Irani apo përfaqësuesit e tij do të sulmojnë personelin amerikan, kudo që ai ndodhet.

    “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken.

    Më tej, sekretari amerikan i bëri thirrje Izraelit që të tregojë kujdes me civilët palestinezë dhe kërkoi më shumë ndihma, ilaç dhe furnizim me ujë për banorët e Gazës. /A2news

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!