×
  • Lajme
  • Botë

    Blinken thotë se SHBA do të konsultohet me aleatët “në orët dhe ditët në vijim”

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 8:24

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken “do të konsultohet me aleatët dhe partnerët në rajon dhe në mbarë botën në orët dhe ditët në vijim” pas sulmit hakmarrës iranian ndaj Izraelit, tha ai në një deklaratë të së dielën, përcjell Reporteri.net.

    Blinken dënoi ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit derisa theksoi se nuk duan përshkallëzim.

    “Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit në termat më të ashpër,” tha Blinken.

    “Ndërsa ne nuk kërkojmë përshkallëzim, ne do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Izraelit dhe siç e bëri të qartë Presidenti, ne do të mbrojmë personelin amerikan”./CNN/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!