Ps një mungese të gjatë në rrjetet sociale, pas bllokadës që i vendosi Facebook, ish presidenti i SHBA Donald Trump pritet të rikthehet në botën online.
Sipas mediave ndërkombëtare, që citojnë këshilltarin e Trump, Jason Miller, Trump mund të rikthehet në ‘online’, brenda 2-3 mujash.
Ende nuk dihet se si do të jetë rrjeti social i Trump, pasi nuk ka dalë asnjë e dhënë zyrtare.
Por, me siguri, kjo gjetje e Trump, do të ndryshonte lojën për rrjetet sociale që e bllokuan muaj më parë.
Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill, dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.