Donald Trump i kërkoi Presidentit kinez Shi Gjinping ndihmë që të rizgjidhet president në 2020, shkruan në librin e tij të ri John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Trump, sipas disa pasazheve të librit të publikuara të mërkurën.
Gjatë takimit me zotin Shi në qershor të vitit të kaluar, presidenti “në mënyrë shokuese ndërroi bisedën duke u përqëndruar tek zgjedhjet presidenciale amerikane, duke aluduar mbi mundësinë që kapacitetet ekonomike të Kinës të ndikonin në fushatë dhe duke iu lutur zotit Shi të garantonte fitoren e tij,” shkruan ish-këshilltari i afërt i presidentit në librin e tij të ri që premton të jetë një botim bombastik, sipas personave që e kanë lexuar.
Në pasazhe të botuara nga The Washington Post, The New York Times dhe The Wall Street Journal, Bolton shkruan se Presidenti Trump theksoi rëndësinë e fermerëve amerikanë dhe si do të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve amerikane “shtimi i sasisë së sojës dhe grurit amerikan” që do të blinte Kina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.