×
  • Lajme
  • Botë

    “Bomba e kurdisur” në Evropë, mjafton një gabim dhe askush nuk do ta kujtojë më Çernobilin

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 11:25

    Një studim i ri thoshte dje se disa nga ishujt Marshall në oqeanin paqësor — si Bikini dhe Enewetak — janë ende më shumë radioaktive sesa Çernobili e Fukushima, edhe pse kanë kaluar tashmë 60 vjet që kur SHBA testonte aty armët bërthamore.


    Duke testuar tokën për përmbajtje të plutonium-239 e -240, kërkuesit thanë se disa nga ishujt kishin përmbajtje 10 deri në 1,000 herë më të lartë se në Fukushima (ku një tsunami çoi në shkrirjen e reaktorëve bërthamore) dhe rreth 10 herë më e madhe sesa në zonën e rrezikut të Chernobyl.

    Kërkuesit thanë se kishin marrë një numër të konsiderueshëm mostrash por më shumë studime nevojiteshin dehe u shprehën të habitur për mungesën e rregullatorëve qeveritarë apo ndërkombëtare mbi nivelet e lejuara të plutoniumit në tokë.

    Pas lëshimit të bombave atomike në qytetet japoneze Hiroshima e Nagasaki në 1945, të cilat i dhanë fund Luftës II Botërore, SHBA vazhduan me testimet e armëve radioaktive në zinxhirin e Marshall Islands, mes Haëaii Filipineve, të cilat menaxhoheshin nga SHBA për llogari të Kombeve të Bashkuara. Dy bombat e para të quajtura Able e Baker, u testuan në sistemin ishullor Bikini në 1946 duke nisur një periudhë 12-vjeçare testimesh bërthamore me një total prej 67 testesh.

    Bomba e parë atomike me hidrogjen u testua në Enewetak në 1951 dhe një tjetër u shpërthye në Bikini në 1954, e cila ishte 1,000 më e fuqishme se bomba e uraniumit që shkatërroi Hiroshima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!