×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Bombardimet në Gaza, humbin jetën 52 persona

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 16:57

    Të paktën 52 persona janë vrarë për shkak të bombardimeve të forcave izraelite në Gaza.

    Sipas autoriteteve në Gaza, bombardimet nga forcat ushtarake izraelite ka nisur që gjatë natës dhe kanë vazhduar edhe në orët e para të ditës.

    Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mohamoud Bassal tha se forcat izraelite kanë zgjeruar “operacionin tokësor”.

    Ndërkohë në një reagim të bërë më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij do të merrte kontrollin e plotë të Gazës, pasi sipas tij forcat ushtarake kanë përparuar.

    Gjithshtu Netanyahu theksoi se Izraeli duhet të ofrojë ndihmë minimale për Rripin e Gazës në mënyrë që të shmanget uria masive midis popullsisë civile.

    Izraeli “do të marrë kontrollin e të gjithë Gazës, kjo është ajo që ne do të bëjmë”, ka thënë më herët ai./vizion/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!